Arrestimi i këngëtares 23-vjeçare Loredana Zefi ka bërë bujë të madhe në Zvicër, ashtu sikur edhe në Kosovë. Por kjo ngjarje ka ndikuar që shumë qytetarë të shprehin solidaritet me viktimën.
Lexuesit e të përditshmes zvicerane “20 minute”, e cila e publikoi lajmin për arrestimin e këngëtares, kanë marrë iniciativë për ta ndihmuar çiftin, të cilin dyshohet se e mashtroi këngëtarja kosovare Loredana.
Nisma nisi nga blogerja gjermano-shqiptare, Fatjone Krasniqi, e që po përkrehet nga shumë qytetarë.
“Së bashku me disa blogerë të tjerë shqiptarë, ne kemi vendosur të fillojmë një fushatë donacioni për Petrën”, ka thënë Krasniqi, raporton albinfo.
“Nga ky lajm, shqiptarët kanë treguar shumë racizëm në komente”, tha studentja 23-vjeçare. Ndërsa një çift nga Luzerni kanë thënë se duan të ndihmojmë çiftin që të mos përfundojnë në rrugë.
Kësaj nisme në rrjetet sociale i janë përgjigjur pozitivisht shumë qyetarë. Është bërë e ditur se do të hapet një platformë, ku çdo njeri që dëshiron të dhurojë para për çiftin, mund t’i kalojë aty.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.