U tha fillimisht se do të ishin katër, por numri u përgjysmua gjatë rrugës. Si përfundim, prezantuesit e festivalit të RTSH-së do të jenë: Gazetari Blendi Salaj dhe aktorja e prezantuesja Jonida Vokshi.
Drejtori artistik i këtij festivali do të jetë Martin Leka, pas largimit të Adi Hilës.
“Drejtori i Festivalit, Martin Leka, prezantoi stafin e këtij edicioni, i cili do të mbajë firmën e regjisorit Pali Kule, skenar të gazetarit Blendi Salaj, i cili do të bashkëdrejtojë këtë edicion me aktoren dhe moderatoren Jonida Vokshi,” shkruhet në faqen e Instagramit zyrtar të Festivalit.
Festivali i Këngës do të mbahet mes datave 17-26 dhjetor, por kjo në varësi të kushteve të situatës me pandeminë dhe motin, duke qenë se do zhvillohet në ambient të hapur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.