×
  • Show Time
  • Show Time

    Zyrtarizohen emrat, ja kush do të jenë prezantuesit e Festivalit të Këngës në RTSH dhe si do të organizohen tre netët live

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 17:37

    Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të mbahet këtë vit në datat 27, 28, 29 dhjetor në Pallatin e Kongreseve teksa këtë të hënë u prezantua zyrtarisht edhe “ekipi” i prezantuesve.

    Ardit Gjebrea rikthehet në këtë festival, pas shumë vitesh, në këtë edicion jubilar të 60-të të Festivalit të Këngës në rolin e prezantuesit. Krah tij në prezantim do të jenë emra të njohur të ekranit, këngëtarja Jonida Maliqi dhe moderatorët Xhemi Shehu, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

    “Prisni dashuri dhe muzikë të vertetë!”, ishin fjalët e Ardit Gjebrea në konferencën për shtyp të #Fest60, më 6 dhjetor.

    Kozeta Kurti dhe Zefina Hasani do të jenë pjesë të fjalës së Festivalit duke qenë bashkë skenariste, të cilat në konferencën e sotme treguan pak nga surprizat e tri netëve live.

    Nata e parë i dedikohet konkurrimit të 20-të këngëtarëve, nata e dytë nostalgjisë, duke qenë prezent çdo emër që ka lënë gjurmë, në 60 vjet histori dhe nata e tretë, më 29 dhjetor, do t’i dedikohet formatit të Eurovisionit.

    Në Festivalin e 60-të, do të konkurojnë midis tyre këngët e interpretuara nga:

    Alban Ramosaj

    Denis Skura

    Evi Reçi

    Gjergj Kaçinari

    Janex (Xhejn Kumrija)

    Kastro Zizo

    Kelly

    Mirud

    Rezarta Smaja

    Ronela Hajati

    Saimir Çili

    Stefi dhe Endri Prifti

    Shega

    Urban Band

    Eldis Arrnejti

    Ester Zahiri

    Kejsi Rrustja

    Olimpia Smajlaj

    Viola Xhemali

    Xhuljana Pjetra

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!