×
  • Lajme
  • Shqipëria

    10 më të votuarit deri tani, Rama e Basha nuk janë të parët

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 7:48

    Ndërkohë që në pjesën më të madhe të Shqipërisë vijon procesi i numërimit të votave për kandidatët janë publikuar dhe rezultatet e deritanishme se kush qëndron në krye të listës.


    Nga përditësimi i fundit i të dhënave deri në orën 22:00 në krye të listës së më të votuarve nga qytetarët qëndron kreu i grupit socialist Taulant Balla me 17,839 vota, i ndjekur nga ministri Çuçi dhe kryeministri Edi Rama, raporton A2.

    Për të shkuar te kandidati i parë demokrat më i votuar duhet të shkojmë në vendin e 9-ë aty ku renditet Flamur Hoxha i cili ka marrë 9,159 vota.

    Kreu i demokratëve Lulzim Basha momentalisht renditet në vend të 14 me 6,977 vota preferenciale, vetëm 400 vota më shumë nga Tom Doshi që është dy vende më poshtë të tij.

    Renditja e kandidatëve sipas votave:

    TAULANT BALLA PS 17,839

    BLEDAR ÇUÇI PS 11,814

    EDI RAMA PS 11,412

    NIKO PELESHI PS 11,320

    SAIMIR HASALLA PS 11,051

    BLENDI KLOSI PS 10,381

    ERION BRAÇE PS 10,052

    AURORA MARA PS 9,367

    FLAMUR HOXHA PD-AN 9,159

    ERVIN SALIANJI PD-AN 9,131

    BELINDA BALLUKU PS 8,390

    BLEDJON NALLBATI PD-AN 7,320

    DASHNOR SULA PD-AN 7,258

    LULZIM BASHA PD-AN 6,977

    PAULIN STERKAJ PS 6,898

    TOM DOSHI PSD 6,581

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!