×
  • Lajme
  • Shqipëria

    2 vjet burg nëse vrisni një qen në Shqipëri

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 16:06

    Vrasja apo keqtrajtimi i kafshëve shtëpiake mund të kushtojë shtrenjtë në Shqipëri.


    Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese votoi pro nismës ligjore të firmosur nga 37.500 zgjedhës për ndryshimin e Kodit Penal.

    Përveç vrasjes së kafshëve shtëpiake, krim do të konsiderohet edhe keqtrajtimi, robërimi i tyre, organizimi i ndeshjeve mes kafshëve dhe kryerja e eksperimenteve.

    Dënimet për vrasje të kafshëve shtëpiake mund të shkojnë deri në dy vite burgim, po kaq është dënimi për organizatorët e ndeshjeve me kafshë dhe pronarët e tyre, ndërsa për eksperimentet parashikohen deri në 3 vite burgim, raporton TopChannel.

    Të gjitha dënimet shoqërohen me gjobë deri në 10 mijë dollarë. Gjithsesi për masën e dënimit penal do të jetë Komisioni i Ligjeve, i cili do të bëjë vlerësimet përfundimtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!