×
  • Lajme
  • Shqipëria

    4000 qytetarë të Uashingtonit vizitojnë ambasadën shqiptare

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 14:28

    Ambasada e Shqipërisë në SHBA u bë të shtunën atraksioni i rreth 4.000 qytetarëve të Uashington DC, pasi për të katërtin vit radhazi hapi dyert për vizitorët dhe qytetarët e Uashingtonit, por dhe më gjerë.


    Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit Passport DC, Xhiroja e Botës përmes Ambasadave, program një mujor që prezanton bashkësinë diplomatike në Uashington së bashku me kulturën e traditat e larmishme të secilit vend.

    Vizitorët zgjodhën Ambasadën për një udhëtim të shkurtër imagjinar në historinë e lashtë dhe në atë që ofron Shqipëria sot, duke u njohur me turizmin kulturor, por dhe atë natyror. Aktiviteti u pasurua edhe me ushqimin e pijet tradicionale shqiptare

    Në aktivitet nuk munguan as vallet dhe muzika tradicionale e trojeve tona shqiptare, të cilat bënë bashkë turistët

    Edhe këtë vit, aktiviteti ynë kulmoi me organizimin e një shorteu, i cili ofroi një paketë turistike 10-ditore për të vizituar Shqipërinë.

    Fituesja e vitit të kaluar Ivonna, njohu pjesëmarrësit me eksperiencën e saj të jashtëzakonshme në Shqipëri, duke nxitur maksimalisht interesin për pjesëmarrje në llotarinë e këtij viti.

    Llotaria e këtij viti, u prit me emocione nga qindra pjesëmarrës duke përfunduar me fitoren e Catherine, e cila do të shijojë një udhëtim 10 ditor në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!