COVID-19 në Shqipëri, regjistrohen mbi 250 raste të reja dhe vdesin 8 persona

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2538 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 256 qytetarë.


Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë shëruar 565 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,600 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ndërkaq, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 pacientë në Shqipëri e kanë humbur betejën me COVID-19.