×
  • Lajme
  • Shqipëria

    A ka ardhur varianti “MU” i COVID-19 në Shqipëri?

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 11:49

    Zëvendësministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Eugrena Tomini, ka deklaruar se ende nuk ka asnjë sinjal të dyshuar që varianti “MU” të ketë hyrë në Shqipëri.


    “Është cilësuar si një variant që ka interes edhe për OBSH, sigurisht survejanca epidemilologjike e rasteve të dyshuruarapo vijon me intensitet si në fillimet e epidemisë dhe deri në këto momente nuk kemi asnjë sinjal të dyshuar në laboratorin e ISHP për variantin e “MU”-së”, tha Tomini.

    Tomini u shpreh se vaksinimi, maska dhe distanca ulin transmetueshmërinë e virusit. Ajo shtoi se pa imunizim, COVID do vijojë me mutacione, pa pasur një barazi në të gjithë globin.

    “Sigurisht COVID-19 po bën 2 vjet ne qarkullim dhe mutacionet e tij janë normale si edhe në viruset e tjera, por ndërkohë 2 armët e rëndësishme që janë distancimi fizik dhe mbajtja e maskës dhe vaksinimi sigurisht që do të ulin intensitetin e transmetueshmërisë së virusit”, tha ajo.

    Sa i përket masave në Shqipëri Tomini theksoi se janë vlerësuar në mënyrë dinamike dhe se nga 30 Gushti duhen zbatuar ato rregulla që janë në fuqi./TVKLAN/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!