×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Agjenda e Merkel gjatë qëndrimit në Shqipëri

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 15:31

    Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton të martën Shqipërinë. Në një njoftim për mediat, zyra për shtyp e Kryeministrit zbardh agjendën e kancelares.


    Në orën 10:20 do të mbahet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave, më pas Merkel do të ketë një takim kokë më kokë me Kryeministrin Edi Rama.

    Në orën 11:00, do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

    Më pas, në orën 11:50, pritet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, po ashtu edhe mbërritja e Kancelares Merkel.

    Më pas në 14:35, mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel do të mbahet një konferencë për shtyp.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!