×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident në Levan-Tepelenë, tre të lënduar

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 10:20

    Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Levan-Tepelenë.


    Një automjet ka dalë nga humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Corrushit”.

    “Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre pasagjerët në automjet, A. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë; I. B., 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P. S., 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz,”- raporton policia.

    Të plagosurit po dërgohen drejt spitalit të Tiranës.

    Ndërsa drejtuesi i mjetit tip BMW, 39-vjeçari me iniciale B. M., banues në Pukë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!