×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksidenti i tmerrshëm mëngjesin e sotëm: Qytetari humb të dyja këmbët

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 14:34

    Qytetari që u përplas mëngjesin e sotëm tek rruga ‘5 Maji’ në Tiranë raportohet se ka humbur të dyja këmbët.


    Pas ngjarjes së rëndë, qytetari është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por i aksidentuari nuk ka dalë i pa dëmtuar.

    Tashmë, ai nuk do të mund të jetë më kurrë si më parë.

    Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e sotëm. Teksa qytetari qëndronte buzë rrugës pranë vizave të bardha dhe priste të kalonte në anën tjetër, u përplas pa mëshirë nga një makinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!