×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksidentoi për vdekje 53 vjeçaren dhe u largua, policia arreston të riun shqiptar

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 10:04

    Policia ka vënë në pranga 32 vjeçarin i cili aksidentoi për vdekje një 53 vjeçare në Tiranë. I riu pasi shtypi me makinë gruan u largua nga vendi i ngjarjes.


    “Arrestimi i tij u bë më datë 22.06.2019, rreth orës 01.00, pasi në bulevardin “Blu” në Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.L, 53 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

    Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar, por është identifikuar me anë të kamerave të sigurisë përreth vendit të ngjarjes, i cili më pas është paraqitur vetë në ambientet e Komisariatit të Policisë Rrugore ku dhe u bë arrestimi i tij për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”-njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!