Aksion si në filma i Policisë shqiptare, ndalen në mes të rrugës të dyshuarit për drogë

Në një operacion që u ngjan filmave aksion, forcat e policisë shqiptare kanë arrestuar në flagrancë 5 të dyshuar për drogë.


Pasi kishin marrë informacion për një tentim trafikimi të lëndëve narkotike nga Vlora në drejtim të Tiranës, policia ka organizuar dhe finalizuar operacionin në rrugën mes Kavajës dhe Durrësit.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, forcat policore kishin evidentuar dy vetura që qarkullonin në distancë 1 km.E para, sipas forcave të rendit, kishte për detyrë sinjalizmin e personave që ndodheshin në mjetin tjetër që transportonte lëndën narkotike.

Falë ndërhyrjes profesionale u bë bllokimi në të njëjtën kohë i të dy automjeteve, kapja dhe vënia në pranga e 5 personave, konkretisht: A. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë, N. L, 35 vjeç, banues në Vlorë, A. M., 47 vjeç, lindur në Vlorë, A. P., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe E. B., 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Golf” që drejtohej nga shtetasi A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar marihuanë.

Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti tip “Passat” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasit E. B., A. P. dhe N. L., i cili shërbente për të kontrolluar nëse kishte punonjës policie apo pika kontrolli në rrugë.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, disa fara kanabis dhe një sasi ekstazi.

DurrësVijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Segmenti", i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës.Arrestohen në flagrancë 5 shtetas.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 20 kg lëndë e dyshuar marijuanë, një sasi kokaine, ekstazi, fara kanabisi për kultivim, 5 aparate celularë dhe 2 automjete.Në zbatim të plan-operacionit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës se disa shtetas po transportonin një sasi lënde narkotike nga Vlora drejt Tiranës, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar "Segmenti"Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në segmentin e quajtur "Plepat", shërbimet e Policisë kanë evidentuar dy mjete. Njëri nga mjetet qarkullonte në një distancë rreth 1 km larg nga mjeti tjetër, me qëllim sinjalizmin e personave që ndodheshin në mjetin tjetër që transportonte lëndën narkotike Falë veprimeve të shpejta u bë i mundur evidentimi edhe i mjetit tjetër që dyshohej se transportonte lëndën narkotike dhe falë ndërhyrjes profesionale u bë bllokimi në të njëjtën kohë i të dy automjeteve, kapja dhe vënia në pranga e 5 personave, konkretisht: A. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë, N. L, 35 vjeç, banues në Vlorë, A. M., 47 vjeç, lindur në Vlorë, A. P., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe E. B., 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Golf” që drejtohej nga shtetasi A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti tip “Passat” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasit E. B., A. P. dhe N. L., i cili shërbente për të kontrolluar nëse kishte punonjës policie apo pika kontrolli në rrugë.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, disa fara kanabis dhe një sasi ekstazi

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 2 juillet 2020