×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arbneshët e Zarës vizitojnë Shkodrën

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 16:10

    Bashkia e Shkodrës u vizitua sot nga një grup nga Kroacia, pjesa më e madhe e të cilëve arbneshë të Zarës.


    Vizitorët u pritën në sallën e Këshillit Bashkiak, nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ku është zhvilluar një bashkëbisedim i ngrohtë.

    Bashkësia e Arbneshëve të Zarës në Kroaci është krijuar para rreth 300 viteve me shqiptarë të shpërngulur nga vise të ndryshme të Shqipërisë. E veçanta e grupit që vizitoi bashkinë është se të parët e tyre i kanë rrënjët pikërisht në rajonin e Shkodrës.

    “Ky komunitet dallohet për ndjenjat e forta kombëtare dhe kultivimin brez pas brezi të kulturës dhe gjuhës shqiptare. Vizita e sotme mund të konsiderohet si starti i një bashkëpunimi të mundshëm mes Bashkisë së Shkodrës dhe asaj arbneshe të Zarës në Kroaci, mbështetur mbi lidhjet e gjakut që i kanë rezistuar shekujve”, bën të ditur Bashkia e Shkodrës.

    Në përbërje të grupit ishin mësues dhe drejtues të shkollave dhe përfaqësues të Bashkisë së Zarës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!