×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet shqiptari me 22 kg heroinë në Itali

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 23:09

    Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Massafra, pasi iu gjetën dhe sekuestruan 22 kg heroinë.


    I arrestuari është 31-vjeç me inicialet M.A.

    Sipas medieve italiane, 4.2 kg heroinë të ndarë në 8 pako iu gjetën në makinë të riut, pasi u zbuluan nga qeni anti drogë, ndërsa më pas policia kontrolloi banesën dhe garazhin ku gjeti pjesën tjetër të drogës, raporton shqiptarja.

    18 kg heroinë ishte fshehur në garazh pranë banesës në Foggia, ndërkohë që janë sekuestruar edhe pajisje për paketimin e lëndës narkotike. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!