×
  • Lajme
  • Shqipëria

    As Basha dhe as Berisha, kush është kandidati demokrat më i votuar deri tani në Tiranë

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 11:12

    Pas numërimit të fletëve të votimit për preferencat e partive tashmë ka nisur numërimi i votave të kandidatëve në qarkun e Tiranës, ndërkohë mandatet janë ndarë mes PS, PD, LSI dhe PSD. Partia Socialiste ka marrë 18 mandate, PD 15, LSI vetëm dy dhe PSD një.


    Ndërkohë nga kutitë e numëruara deri tani kandidati më i votuar demokrat është Belind Këlliçi, i cili ka marrë 883 vota. Pas tij vjen kryedemokrati Lulzim Basha, që ka siguruar 279 vota.

    Ndërsa i treti për nga numri i votave të marra deri tani renditet Agron Shehaj me 193. Sakaq, ish-kryeministri Sali Berisha ka siguruar 98 vota. Theksojmë se janë numëruar vetëm 26 kuti 1243 në total.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!