×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Asnjë humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri, regjistrohen 11 rastet e reja

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 17:14

    Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 11 raste të reja dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shëruar edhe 7 pacientë dhe se raste aktive janë 160 deri më tani.


    Njoftimi i MSH:

    COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3439 testime, 7 të shëruar dhe 11 raste të reja në 24 orët e fundit

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

    Në 24 orët e fundit janë kryer 3439 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 11 qytetarë në këto bashki: Nga 2 raste në Tiranë, Korçë, Elbasan dhe nga 1 rast në Has, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Peqin.
    Aktualisht janë 160 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
    Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
    Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
    Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,081 që nga fillimi i epidemisë.

    Statistika (19 Korrik 2021)
    Raste të reja ditore 11
    Të shëruar në 24 orë 7
    Të shtruar në spitale 6
    Humbje jete në 24 orë 0
    Testime ditore 3439

    Testime totale 859,432
    Raste pozitive 132,697
    Raste të shëruara 130,081
    Raste Aktive 160
    Humbje jete 2,456

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 65
    Vlorë 17
    Elbasan 17
    Fier 14
    Durrës 13
    Shkodër 12
    Lezhë 10
    Korçë 6
    Kukës 5
    Gjirokastër 1

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!