×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Autori e priste te dera e pallatit, detaje nga ekzekutimi i 66 vjeçarit

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 11:03

    Detaje të reja kanë dalë nga atentati që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, ku mbeti i vrarë 66-vjeçari Behar Sofia.


    Sipas News 24 nga kqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se atentatori e ka pritur 66-vjeçarin tek dera e pallatit disa ditë.

    Ndërkohë që mëngjesin e djeshëm autori i dyshuar e gjurmoi 66-vjeçarin te dera e pallatit dhe më pas e qëlloi me pistoletë, ku një plumb e kapi në qafë dhe tjetri në shpatull. Dyshohet se arma e përdorur në krim ka qenë një pistoletë TT me silenciator, ndërsa 2 gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes.

    Nga pamjet e kamerave, rezulton se autori është i veshur me kostum sportiv të errët dhe fytyrën e ka pasur të mbuluar, ndërkohë që ka dyshime se bëhet fjalë për një vrasës me pagesë.

    Ngjarja e rëndë u konstatua rreth orës 09:00 të mëngjesit, kohë kur shërbimet e Policisë kanë mbërritur aty të sinjalizuar nga kalimtarët e rastit që e kanë parë 66-vjeçarin të shtrirë në trotuar dhe të gjakosur.

    Mësohet se Behar Sofia kishte dalë për ecje, pasi kishte konsumuar një kafe në zonën ku u qëllua për vdekje.

    Ndërkohë familjarët në dëshminë e dhën para autoriteteve kanë mohuar të kenë patur konflikte apo kërcënime kohët e fundit. Po ashtu familjarët theksojnë që kur 66-vjeçari doli nga banesa, nuk ka thënë se do të takonte njeri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!