Balla: Parlamenti Evropian do miratojë Raportin për Shqipërinë, s’ka kushte

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla pas vizitës në Bruksel bën me dije se Parlamenti Europian do të diskutojë dhe miratojë në ditët në vijim Raportin e përgatitur nga Raporterja për Shqipërinë Isabel Santos, ku i kërkohet Këshillit caktimi i datës dhe mbajtja e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë.


Në një status në Facebook Balla shkruan se raporti rikonfirmon vlerësimin e Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur.

“Bruksel, Parlamenti Europian do të diskutojë dhe miratojë në ditët në vijim Raportin e përgatitur nga Raporterja për Shqipërinë Isabel Santos, ku i kërkohet Këshillit caktimi i datës dhe mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur. Ishte një kënaqësi si gjithmonë takimi me Presidentin Parlamentit Europian David Sassoli, një mik i shkëlqyer i Shqipërisë”, shkruan Balla.