×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Banorja e Durrësit: Është për qeshur e për të qarë si po na sorollasin institucionet pas tërmetit të 26 nëntorit

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 22:06

    Adielda Gjoka, banore e qytetit të Durrësit, banesa e së cilës ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 Nëntorit, ka treguar për “A-Show” në Syri TV sorollatjet që po kalojnë prej 8 muajsh tashmë për të marrë atë që u takon konform ligjit.


    “Kemi ndryshuar 4 herë shtëpinë. Kemi shpenzuar shumë para vetëm për zhvendosjen”, tha banorja e Durrësit.E pyetur nga Adi Krasta se ku ndryshon DS3 nga DS4, Adielda dha këtë përgjigje: “DS3 është plasaritje dhe rënie suvaje, DS4 është rënie e tullave dhe rënia e faqeve të murit. Në 6 dhjetor në një akt konst u deklarua DS3. Në fund të janarit doli një akt eskpe që e nxirrte pallatin në DS4. Ne e zbuluam vetëm në 14 prill që kishte një akt eksper që e nxirrte pallatin DS4. Kjo as na u tha, as na u tregua”.

    Më pas, Gjoka tregoi sorollatjet që po u bëjnë banorëve të pallatit insitucionet shtetërore.

    “Na kanë kërkuar të firmosim grantin për DS3, ndërsa ne jemi DS4. Është për të qeshur dhe për të qarë. Më e keqja është trajtimi që po na bëhet ende si DS3 dhe përgjigja qesharakle e Ins Ndërtimit, që na solli akt-eksper e një pallati tjetër. Dua të bëj me dije edhe përgjigjen e bashkisë. Kryetarja e bashkisë na tha se do të vazhdoni të merrni 5 milionshin dhe më pas do të gjejmë një zgjidhje të përbashkët. Dolëm shumë të pakënaqur nga kjo përgjigje dhe ndaj donim ta bënim publike”, tha Gjoka.

    Por çfarë kërkojnë banorët?

    “Trajtimin e përshtatshëm, trajtim të barabartë, informacion dhe transparencë për fondet që janë mbledhur dhe ku kanë shkuar dhe një afat kohor pasi kemi 8 muaj”, tha Gjoka. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!