×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: Dëgjoni kambanat e alarmit, kriminelët do mbajnë përgjegjësi

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 13:09

    Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të zonës së Bregut të Lumit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Bulevardit të Ri.


    Basha thotë se policia ka përdorur dhunë dhe gaz ndaj banorëve, ndaj i bën thirrje shqiptarëve të bashkohen për të rrëzuar këtë regjim.

    “Dhunë, gaz dhe terror nga policia kundër qytetarëve në shtëpitë e tyre! Kjo qeveri i ka tradhtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj.

    Te gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi!

    Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve t’i dëgjojnë këto kambana alarmi, të bashkohemi, t’i japim dorën njëri-tjetrit për t’i dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin”, shkruan Basha në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!