×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha-Rama, dy liderët politik më të votuar në zgjedhjet e 25 prillit, zhgënjejnë Topalli e Kryemadhi

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 15:48

    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është lideri më i votuar i Partive Politike në vend në zgjedhjet e 25 prillit, ai ka siguruar 16186 vota, ndërsa kryeministri Edi Rama kryetari i ka qenë kandidat në dy qarqe, në Durrës ka siguruar 15 871 vota dhe në Vlorë 11412 vota.


    Megjithatë vlen të theksohet se kryedemokrati Basha i pari në listën e kandidatëve për deputet ka kandiduar në Tiranë me 910 494 zgjedhës në listë, ndërsa Rama ka kandiduar në Durrës me 358 730 zgjedhës dhe në Vlorë me 318 428 zgjedhës në listë.

    Sipas të dhënave të KQZ kryetari i partisë më pak i votuar në vend është Kujtim Gjuzi i cili ka marrë vetëm 3 vota.

    Ndërkohë dy gratë kryetare në drejtim të LSI-së dhe Lëvizja për Ndryshim, Monika Kryemadhi dhe Jozefina Topalli, nuk kanë arritur të zenë shifra të tilla. Kryemadhi ka grumbulluar në Fier: 1771, në Elbasan: 721 vota në Tr 2446 vota. Në total 4938 vota.

    Ndërsa kryetarët e partive të tjera të vogla, si Vangjel Duke, Nard Ndoka, Myslym Murrizi, Kujtim Gjuzi apo Astrit Patozi janë në një performancë tejet të ulët.

    Surprizë për votat preferenciale është Boiken Abazi i Vetevendosjes, i cili edhe pse garoi i vetëm ka marrë plot 2293 vota.

    Votat e marra nga kryetarët e partive:

    Edi Rama PS në Vlorë 11412 vota, në Durrës 15 871 vota. Totali 27 283 vota
    Lulzim Basha PD, garoi vetëm në Tiranë: 16186 vota
    Tom Doshi PSD 7886 vota në Shkodër, 2025 vota në Tiranë. Në total 9911 vota
    Monika Kryemadhi në Fier: 1771, në Elbasan: 721 vota në Tr 2446 vota. Në total 4938 vota
    Fatmir Mediu PR 6551 vota
    Astrit Patozi BD 828 vota
    Shpëtim Idrizi PDIU 7412 vota
    Vangjel Dule PBDNJ 847 vota
    Dashamir Shehi LZHK 5386 vota
    Sali Shehu FRD 2358 vota
    Agron Duka PAA 4731 vota
    Nard Ndoka PDK 228 vota
    Endrit Shabani Nisma Thurje, në Durrës 127 vota, në Korçë 78 vota, në Shkodër 61 vota, në Tiranë 751 vota. Në total 1017 vota.
    Jozefina Topalli , Lëvizja për Ndryshim 598 vota në Shkodër, 454 vota në Tiranë
    Myslym Murrizi PDLSH, në Elbasan 57 vota, në Fier 556 vota, në Korcë 109 dhe në Tiranë 463 vota. Në total 1185 vota.
    Edmond Stojku PADR 388 vota.
    Adriatik Alimadhi PBK, në Tiranë 89 vota, në Fier 20 vota, në Korçë 10 vota, në Berat 34 vota. Në total 153 vota.
    Kostaq Papa, Partia Emigracioni Shqiptar 13 vota
    Kujtim Gjuzi (ABEOK) 3 vota.
    Boiken Abazi Lëvizja Vetëvendosje, garoi vetëm në Tiranë 2293 vota
    Elton Debreshi i pavarur 580 vota
    Arian Galdini 210 vota në Tiranë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!