×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: Rama lëviz si pushtues me autokolona

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 13:55

    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të stituatës Covid, ndërsa tha se qytetarët nuk po kryejnë tamponët në kohë e madje edhe në rastet kur i kryejnë po vonohen në marrjen e përgjigjeve.


    Duke denoncuar gjithashtu kostot e larta të trajtimit ndaj Covid, Basha tha se Rama po u largohet përgjegjësive duke udhëtuar në qytete e duke thënë të njëjtat gjëra.

    Duke ju referuar udhëtimit të Kryeministrit sot në Kukës, Basha tha gjithashtu se ashtu si asnjë Kryeministër nuk ka lëvizur me autokolona, më herët.

    “Lëviz si pushtues me autokolona rojesh. Nuk di nëse rojet janë që ta mbrojnë nga Covidi se nga urrejtja e poullit nuk e mbrojmë dot”, tha Basha.

    Kreu demokrat u shpreh se Kryeministri nuk është në gjendje t’ju përgjigjet këtyre pyetjeve:

    Pse paguan për inceneratorin dhe jo për testet?
    Pse paguan para për oligarkët dhe jo për rimbursimin e të sëmurëve?
    Pse shpall me propagandë spitalin Covid 3 dhe nuk jep mjaftueshëm para për të tre spitalet covid, dhe ato rajonale? Dhe mjekët të kenë mundësi edhe të mbrohen dhe të trajtojnë pacientët si duhet.
    Pse nuk e paguan bonusin për mjekët dhe infermierët?
    Pse nuk përgatit strukturën shëndetësore, kur vala ka marr përpjetë, por vazhdon e bredh për t;ju ikur përgjigjes së këtyre pyetjeve?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!