×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha takon aleatët, një ditë para tryezës me Presidentin Meta

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 18:48

    Kryetari i PD, Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me aleatët në selin blu.


    Takimi do të zhvillohet në orën 19:00 dhe priotet të diskutohet për ecurinë e aksionit opozitar.

    Takimi vjen një ditë para tryezës që partitë e vogla opozitare do të zhvillojnë me presidentin Ilir Meta për zgjidhjen e ngërçit politik.

    Partitë e vogla po tentojnë të ulin sërish përballë njëri- tjetrit Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për ti dhënë vendit nje zgjidhje jo vetëm politike por edhe kushtetutese përmes një tryeze të thirrur nga Presidenti Meta.

    Lulzim Basha është shprehur publikisht se nuk ulet me Edi Ramën në dialog, por aleatët besojnë se edhe kryedemokrati do të pranojnë të bëhet pjesë e zgjidhjes pasi në tryezë Edi Rama do të ulet si kryetar i Partisë Socialiste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!