×
  • Lajme
  • Shqipëria

    BB: Informaliteti në Shqipëri zë 30 deri në 35% të ekonomisë

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 20:15

    Vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë dhe Shqipërinë, rezultojnë me nivelin më të lartë të ekonomisë informale në Europë.


    Sipas një studimi të publikuar nga Banka Botërore lidhur me ekonominë e zezë në rajonin e Ballkanit, rezulton se Shqipëria, Kosova, Bosnjë Hercegovinë dhe Mali i Zi kanë një nivel informaliteti mes 30- 35% të prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa Serbia rezulton me një peshë më të ulët të kësaj ekonomie mes 25 dhe 30%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut informaliteti varion mes 20 dhe 40%.

    Banka Botërore thotë se këto nivele janë dy herë më shumë se mesatarja e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

    “Kërkimet e fundit sugjerojnë se aktiviteti i ekonomisë informale në rajon është rritur dhe përpara Covid-19. Kur pandemia kriza ekonomike goditi rajonin, bëri më vunerabël firmat dhe punëtorët që punonin në të zezë.”
    Nëse në Serbi dhe Maqedoni informaliteti është më i përhapur në sektorin e bujqësisë, në Shqipëri Kosovë dhe Mal të Zi ai shihet në sektorin e tregtisë, shërbimeve dhe ndërtim, thotë Banka Botërore. Një shqetësim i kompanive që duan të punojnë në Shqipëri është niveli i lartë i mospagesës së taksave, sidomos sa i takon Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

    “Në Shqipëri pesha e taksave në raport me prodhimin kombëtare është shumë poshtë mesatares rajonale pikërisht për shkak të ekonomisë informale. Evazioni me TVSH-në në Shqipëri vlerësohet mes 30-40% të potencialit që mund të vilet nga kjo taksë.”
    Banka Botërore thotë se qeveritë kanë marrë angazhime për reduktimin e ekonomisë informale. Shqipëria ka në programin e reformave 2020-2022 luftën për mobilizimin e mbledhjes së të ardhurave dhe uljen e evazionit fiskal./tvklan/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!