×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 75 vjeçarja në Sarandë

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 20:30

    Një grua ka humbur jetën në Sarandë teksa ra në kontakt me energjinë elektrike.


    Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në ‘’Lugun e Dardhës’’, e cila bën pjesë në Bashkinë e Sarandës.

    Viktima quhet Alie Nika, 75-vjeçe, banore në Sarandë, me origjinë nga Memaliaj. Sipas informacioneve paraprake, e moshuara jetonte vetëm.

    Policia po punon për evidentimin e shkaqeve të kësaj ngjarjeje me pasojë fatale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!