×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Blinken e shpalli non grata, Berisha kujton vizitën e Bush në Tiranë: Ditë historike

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 12:01

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sot pritjen e George W Bush në Tiranë. 14 vite më parë, Bush asokohe shefi i Shtëpisë së Bardhë erdhi në Tiranë, në të parë vizitën të një presidenti amerikan në vendin tonë.


    Në një postim në rrjetet social, Berisha e cilëson si ditë historike në marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

    “Një ditë historike në marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Vizita e Presidentit George W Bush në Shqipëri,” shkruan Berisha.

    Ish-kryeministri është shpallur së fundmi “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Berisha pretendon se ky vendim nuk është bazuar në prova dhe ka paditur për shpifje Sekretarin Amerikan, Anthony Blinken.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!