×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bllokimi i rrugëve në 12 qarqet e vendit, Basha tregon sa do zgjasë protesta e sotme

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 14:34

    Nga tryeza ku u prezantua platforma e Qeverisë Tranzitore, kreu i PD-së, Lulzim Basha foli edhe për protestën që do të mbahet sot në orën 18:00.


    Basha tha se protesta do të zgjasë plot 3 orë, ndërsa ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e saj.

    Rreth orës 18:00 të ditës së sotme opozita do të bllokojë për dy orë akset kryesore rrugore në të 12 qarqet e vendit

    “Përballje me protesta nuk mund të konsiderohet thjesht si karshillëk, por se nuk kemi asnjë instrument tjetër. Përballë dhunës çdo popull europian vepron si ne.

    Ne jemi të vendosur të vijojmë me mosbindjen civile, i bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen në këtë aksion duke filluar sot në orë 18:00 deri në orën 21:00”,- tha Basha.

    Ndërsa vetë Basha do të jetë i pranishëm në Elbasan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!