×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Brenda kampit, pamje të operacionit për kthimin e fëmijëve nga Siria

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 15:59

    4 fëmijë dhe një grua janë kthyer mesditën e sotme në Tiranë pas një misioni të ndërmarr nga autoritetet shqiptare.


    Floresha Rasha, tre fëmijët e saj dhe Endri Dumani, pas viteve të vështira brenda kampit Al – Hol në Siri, janë kthyer pranë familjeve dhe të afërmve të tyre.

    Opinion.al sjell përmes videove, momente gjatë operacionit të zhvilluar për riatdhesimin e shqiptarëve në kamp, një proces i gjatë i ndërmjetësuar nga autoritetet libaneze.

    Mes imazheve shihet Endri Dumani i shoqëruar nga përfaqësues të misionit shqiptar në Siri, mes të cilëve edhe shefi i antiterrorit Gledis Nanaj, i cili ka operuar në terren për kthimin e fëmijëve shqiptarë.

    Në video shihen edhe momente të kërkimit brenda kampit Al- Hol, ndërkohë që sikurse është bërë e ditur misioni do të vazhdojë edhe për kthimin e fëmijëve të tjerë në kamp.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!