×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bujar Nishani kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 21:24

    Ish-presidenti Bujar Nishani është i pari nga zërat e rëndësishëm në Partinë Demokratike që del hapur kundër kryetarit të kësaj force Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve. Në një reagim në Facebook, Nishani thotë se Basha është përgjegjës i 4 humbjeve dhe se ai duhet të marrë përgjegjësinë dhe të largohet.


    “Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur. Qeverisja e korruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dështimeve!

    Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjëson atë pak nga pak. Sot është momenti që Partia Demokratike të lihet e lirë për tu ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë.

    Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike rradhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal! Z. Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh!

    Sot Edi Rama mban peng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike. Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu. Ajo është Shtëpia e Lirisë e qindra mijëra shqiptarëve. Askush nuk do të mundet ta marrë atë peng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim! #MakePDGreatAgain!” – shkruan në mesazhin e tij Bujar Nishani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!