Cakaj shkarkon konsullin shqiptar në Greqi

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj raportohet se ka marrë masa të ashpra disiplinore ndaj ambasadores shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari. Kurse konsulli në Janinë Pervin Gjikuria është shkarkuar.


Masat e ashpra vijnë një muaj pas skandalit me zhdukjen e rreth 100 pasaportave të emigrantëve shqiptarë, të cilat nga rruga drejt Shqipërisë për në Greqi u vodhën në automjetin e konsullit Gjikuria.

Ministria e Jashtme pranoi asokohe se transporti ishte kryer në kundërshtim me praktikat e pakove diplomatike. Ngjarja ndodhi më 13 shkurt të muajit të kaluar.