×
  • Lajme
  • Shqipëria

    COVID-19 në Shqipëri, vdesin 6 persona dhe regjistrohen 134 raste të reja

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 20:00

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë humbur jetën 6 persona gjatë 24 orëve të fundit dhe kanë rezultuar 134 raste të reja nga 2517 testime të kryera me koronavirus në Shqipëri.


    Në këtë periudhë kohore, janë shëruar 465 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,582 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!