Numër i rritur të infektuarish dhe pacientësh që trajtohen në spitalet Covid në Tiranë. Por si qëndron situata në spitalet e rretheve?
Mjeku Tritan Shehu në një lidhje në Skype për Ora News tha se ka një kaos total në spitalet e rretheve në të cilat trajtohen pacientë me Covid 19 pa protokoll shëndetësor duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe duke thyer rregullat epidemiologjike.
“Është një amulli, një kaos total me spitalet periferike, një kaos që realisht dëmton jo vetëm shëndetin e pacientëve por dhe anën epidemiologjike të banorëve në nivel vendi. Ne kemi të sëmurë me Covid në spitalet periferike pa u formalizuar kjo punë kur nuk ka protokoll për trajtimin e tyre. Përshëndes ato spitale dhe stafe mjekësore në rrethe sepse më mirë trajtohen pacientët atje, afër familjeve megjithëse pa kushte sesa në një spital 100% të mbingarkuar në kapacitetin e tij me numrin e shtretërve. Por mos hapja dhe mos aktivizimi i spitaleve periferike është një krim”, tha Shehu.
Ai tha se duhej qartësuar kjo situatë me shumë urgjencë muaj përpara, për përgatitjen e reparteve Covid në spitalet periferike
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.