×
  • Lajme
  • Shqipëria

    ‘Destabilizohet rajoni nëse Shqipëria e Maqedonia e Veriut ndahen për negociata në BE’

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 21:05

    Një ndarje e procesit të hapjes së negociatave mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut do të sillte destabilitet në të gjithë rajonin.


    Ky është qëndrimi i zv.Ministrit të Jashtëm grek Miltiadis Varvitsiotis, i cili shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen nga procesi i hapjes së negociatave.

    “Një ndarje e mundshme mund të destabilizonte rajonin…Për shkak se elementi shqiptar është i shpërndarë në të gjithë rajonin hapja e negociatave me një vend të vetëm kandidat mund të sjellë destabliteti. Kjo është arsyeja pse vendi ynë konsideron se negociatat e pranimit duhet të fillojnë pa shkëputjen e të dyja vendeve”, tha Zv. Ministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!