×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Flet dëshmitari për grabitjen në Rinas: Ishte një luftë

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 21:46

    Ismet Vladi po punonte tokën dhe krismat e bënë kureshtar. Tre makina policie i ishin vënë në ndjekje një furgoni të bardhë. Dëshmitari mësoi më vonë se këta të fundit ishin grabitësit e Rinasit.


    “Këtu ishte furgoni i bardhë me shkrime anësore, policia ishte në kthesë me furgon, dera anësore e të cilit ishte hapur, sepse e kanë me shinë. Ka qenë luftë, gjuanin shumë persona, s’kanë qenë as një dhe as dy”, tregon Ismet Vladi, për TCH.

    Ismeti tregon se makina e grabitësve, e braktisur kishte bllokuar rrugën, ndërsa njëri prej tyre gjuante me armë.

    “Të shtënat kanë zgjatur 3 minuta, pastaj s’pati më. Në fillim kallash, pastaj filluan me pistoleta”, thotë më tej dëshmitari. Të njëjtën gjë konfirmon edhe fqinji i tij.

    “Ishte një breshëri zjarri, ndërsa më tej u ndal gjithçka. Se çfarë ka bërë më tej policia, s’e di, nuk kam dalë më në derë”, tha Ilmi Nuka.

    “Në momentin që u vra ai personi pushuan edhe të shtënat”, rrëfen Ismet Vladi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!