×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarje si në filma: Policia vret hajnin shqiptar

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 16:46

    Policia shqiptare ka dalë me informacionet e para për grabitjen që ndodhi rreth orës 13:00 në në pistën e aeroportit të Rinasit.


    Policia njofton se nga shkëmbimi me armë me grabitësit kanë lënë të vdekur një prej tyre, ndërsa dyshohet se janë grabitur 2 milionë euro.

    Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

    Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon.

    Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

    Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.

    Grabiten disa thasë me para në Rinas

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!