×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dita e katërt e vaksinimit masiv, Manastirliu i drejtohet qytetarëve: Do jemi më mirë, më të mbrojtur

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 9:07

    Sot është dita e katërt e vaksinimit masiv të të moshuarve mbi 70-vjeç.


    Ministrja Ogerta Manastirliu ka qënë prezente në tendat ku po kryhet aktualisht vaksinimi. Ndërkohë, të moshuarit presin në radhë, të ulur në karrige për të marrë dozën e parë të vaksinës.

    ‘Më mirë do jemi, më të mbrojtur.Mos ta neglizhojmë, maskat dhe distancat‘- i drejtohet Manastirliu të moshuarve.

    ‘Ne erdhëm dje, po sot qeka një organizim perfekt‘- tha një nga të moshuarat.

    ‘Në orët e drekës kur fillojnë të grumbullohet duhet të ketë dy grupe, që të mos krijohen grumbullime.’- tha ministrja. ‘Ndërkohë jemi në pritje të furnizimit me vaksina, presim kontratat me Pfizer, në muajin prill do të kemi rreth 20 mijë doza, në javën e parë presim 7 mijë dozat e para. Sipas kalendarit presim dhe doza të tjera të blera nga kompania turke, do të vijojmë me intensifikimin e procesit të vaksinimit. Puna nuk po ndalet, fakti që për tre ditë kemi kryer mbi 50 mijë vaksinime, jemi të përgatitur të rrisim numrin e vaksinimeve. Duhet të vijojmë në qendrat e përqëndruara. – tha më tej Manastirliu.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
    Ditën e djeshme u vaksinuan 20 mijë e 414 persona, ndërsa dy ditë më parë morën dozën e parë të vaksinës kineze 11 mijë e 478 persona mbi moshën 70-vjeç.

    Në Shqipëri janë vaksinuar afro 87 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza.

    Në vendin tonë ka mbërritur edhe ngarkesa nga AstraZeneca, ndërsa pak ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Në Shqipëri kanë mbërritur 192 mijë doza të tjera vaksina kineze nga Turqia, nga ku kryeministri Edi Rama deklaroi se ka siguruar 1.2 milionë doza. Pas një telefonate me Ursula Von Der Leyen, kryeministri Rama tha se shumë shpejt pritet që në rajon të vijnë 651 mijë doza të Pfizer, por ende nuk dihet sa prej tyre merr Shqipëria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!