×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Djegia e mandateve, Basha: Opozita prishi hesapet e Ramës me armiqtë e Shqipërisë

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 14:01

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me qytetarët e Rrogozhinës referuar protestës së fermerëve deklaroi se PD do t’i japi fund një herë e mirë problemeve të fermerëve në vend.


    Më tej, Basha shtoi se opozita me djegien e mandateve prishi hesapet, që sipas tij, Rama kishte bërë me armiqtë e popullit shqiptar.

    Basha: Një dhe vetëm një projekt ka pasur Edi Rama duke ju varfëruar, duke ju marrë paratë me taksat dhe tarifat e larta. Duke ju pamundësuar që të jetoni me punë të ndershme, duke ju mbyllur bizneset, duke ju mbyllur aksesin në treg t’ju shëndërrojë në skllevër, në njerëz që mund t’i nënshtrojë, t’i shtypë, t’ju poshtrojë. T’ju vjedhë votën, t’ju vjedhë dinjitetin, t’ju hyjë në shtëpi, t’ju pushtojë ju dhe familjet tuaja.

    I kishte bërë hesapet pa popullin, pa opozitën. Hesapet e Edi Ramës dhe armiqve të popullit shqiptar, kriminelëve dhe oligarkëve me të cilët qeveris, i prishi opozita me djegien e madateve. Me djegien e mandateve dhe largimin nga Parlamenti i krimit për t’u kthyer këtu në këtë shesh të Rrogozhinës, në të gjitha sheshet dhe rrugët e Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!