×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Doktori i kokainës” dhe flokëkuqja, kurthi që u ngritën grekët shqiptarëve në Mykonos

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 22:43

    Ishulli i famshëm grek i Mykonos dhe shqiptarët rikthehen edhe njëherë në qendër të vëmendjes së mediave greke për kokainë. Mediat në Athinë raportojnë se dy shqiptarë janë arrestuar pas zbulimit dhe goditjes së një rrjeti, ndërsa drejtuesi është një i dënuar që komandonte grupin nga burgu i Korydallos.


    Sipas mediave greke gjithçka nisi në portin Rafina në Athinë ku u lokalizua një vajzë flokëkuqe 19-vjeçe me sjellje të dyshimtë e cila i hipi tragetit për në Mykonos, ndërsa nga kontrolli iu gjet 207 gr kokainë.

    Vajzën e ndoqën agjentët deri në hotelin ku kishte planifikuar të qëndronte. Pasi arriti ajo komunikoi me drejtuesin e grupit nga burgu që pseudonimin e kishte “doktori i kokainës”, i cili për t’u siguruar që ishte vetëm i kërkoi që telefonata të ishte me video.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!