×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Drejtori i Pyjeve në Shkodër humb jetën në një aksident trafiku

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 17:38

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Iballë të Pukës ku për pasojë ka humbur jetën Mark Ndou, Drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Pyjeve në Shkodër dhe janë plagosur dy të tjerë.


    Mësohet se dy të plagosurit janë punonjës të pyjores dhe janë nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë pas aksidentit.

    Ndou ishte nisur për punë drejt Iballës për inspektim në pyje, por ka humbur jetën në aksident pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga.

    Informacion Paraprak:

    Më datë 25.11.2020, ora 14:15, në fshatin Bugjon një mjet i IKMT Shkodër ka dalë nga rruga dhe si pasojë shtetasi M. N. 60 vjeç , banues në Shkodër ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. B. dhe Ll. Gj. po dergohen drejt Spitalit të Traumës Tiranë.

    Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!