Pas gjykatës mbyllet edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Shkak është bërë dalja pozitiv me Covid-19 e drejtueses së kësaj Prokurorie dhe më pas edhe të dy punonjesve të tjerë.
Në kushte të tilla nga ana e Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pogradec edhe punonjësve të tjerë i’u është kërkuar vetkarantinimi, duke lënë kështu prokurorinë pa asnjë lloj shërbimi.
Burime të sigurta thanë për Ora News se gjatë periudhës së karantinimit të prokuroreve dhe sekretarëve për masat e sigurisë do të delegohet një prokuror dhe një sekretar nga prokuroria e Korçës.
Covidi nuk ka kursyer zyrtarët më të lartë të Bashkisë Pogradec mes të cilëve 3 nënkryetar dhe 4 drejtorë të drejtorive kryesore.
Raste të shumta me Covid edhe në Spitalin Bashkiak mes të cilëve 6 mjekë specialistë.
Mungesa e zyrtarëve ka ulur shërbimet në Bashkinë e Pogradecit si dhe vizitat në spitalin e këtij qyteti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.