×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Drogë, armë dhe municion, arrestohen 2 persona në Fier

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 13:52

    Policia e Fierit finalizon operacionin e koduar “Cakrani”, duke arrestuar në flagrancë të dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve.


    Në pranga kanë rënë N. D., 61 vjeç, banues në Cakran dhe J. D., 47 vjeç, banues në Cakran.

    Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve: M. D., 38 vjeç dhe D.D., 24 vjeç.

    Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Cakran, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!