×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I moshuari dy orë rezistencë me kallashnikov nuk pranon të dorëzohet, Policia: Është i rrezikshëm

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 15:48

    Një ngjarje në kufijtë e absurditetit është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një 71-vjeçar ka qëlluar me armë për më shumë se gjysmë ore në drejtim të policisë. Autori është identifikuar si Lefter Zhidru, 71 vjeç nga Gjirokastra.


    Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Nëntori”, ku ish- gruaja e 71-vjeçarit ka njoftuar policinë pas sherrit në familje.

    Me të mbërritur policia, 71-vjeçari ka bërë rezistencë dhe ka qëlluar në drejtim të policisë, duke lënë të plagosur 2 kalimtarë, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht, edhe ish- gruaja e 71-vjeçarit Floresha Zhidru dhe e bija e tij 14-vjeç A. Zhidru janë nxjerrë nga banesa të palënduara.

    Mësohet se forcat RENEA kanë mbërritur në vendin e ngjarje për rreth 1 orë me vonesë, kjo sipas gazetarit Arsen Rusta, ky repart e ka vendndodhjen në një zonë periferike në Tiranë. Ndërkohë, FNSH nuk ka mundur dot të ndërhyjnë për shkak se nuk kanë tagerin dhe aftësinë për të ndërhyrë në neutralizimin e personave të rrezikshëm. Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje të moshuarit të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

    Banesa nga e cila po qëllon 71-vjeçari është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!