×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy tërmete të njëpasnjëshme në Shqipëri

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 8:20
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Dy tërmete kanë goditur qarkun e Shkodrës në të gdhirë të mëngjesit të sotëm.


    Sipas të dhënave nga qendra Europiane Mesdhetare e Sizmiologjisë, tërmeti i parë me magnitudë 4.1 ka rënë rreth orës 04:19 të mëngjesit, 12 km në veri të Koplikut dhe 26 km nga Podgorica e Malit të Zi, në një thellësi prej 10 km.

    I dyti me magnitudë 3.4 ka rënë gati 20 minuta më vonë në afërsi të fshatit Bajzë, rreth orës 04:38 dhe afërsisht 26 km nga Podgorica e Malit të zi.

    Deri tani nuk ka të dhëna për dëme apo të lënduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!