×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: Vetura godet për vdekje një person

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 8:12

    Një persona ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lezhë, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”.


    Sipas policisë, raportohet se një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe si pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka humbur jetën menjëherë.

    Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca, e cila ka transportuar në morg viktimën.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!