×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E vetme përballë varfërisë ekstreme, gjyshja që kujdeset për fëmijët e vajzës në burg

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 22:56

    Problemet ekonomike e kishin shoqëruar gjatë gjithë jetës duke i’a bërë jetesën tepër të vështirë. Nënë Alitria ishte martuar dy herë dhe kishte sjellë në jetë 5 fëmijë.


    Tashmë ajo kujdesej për dy nipërit e saj, pasi vajza ndodhej në burg. Sikur të gjitha këto probleme të mos mjaftonin, çatia e shtëpisë ku jetonin kishte rënë dhe më vonë ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur.

    Kjo histori dramatike e nënë Alitrisë, e cila gjatë gjithë jetës së saj kishte kaluar një kalvar vuajtjesh, u trajtua sonte në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

    Adelina, vajza e nënë Alitrisë i ishte drejtuar programit për të kërkuar ndihmë për nënën dhe nipërit e saj.

    “Mami ti na ke rritur me shumë sakrifica. Unë do të gjej punë dhe me sa do të kem mundësi do të të ndihmoj! Ti ke qenë shumë e fortë dhe je akoma e tillë!”, thuhet në mesazhin e saj.

    Nënë Alitria rrëfeu se sa të vështirë e kishte që të kujdeset për nipërit e saj. Shpeshherë që të ushqente fëmijët ajo qëndronte vetë pa ngrenë vetëm e vetëm që nipërit ushqehen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!