×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama nuk është më i votuari në PS, ky deputet del më i votuari

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 20:47

    Kryeministri Rama nuk është socialisti i preferuar i shqiptarëve. Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike deri më tani, socialisti më i votuar është prej fillimit të procesit, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.


    Kryeministri Rama dhe pse ka kandidur në dy qarqe, në Durrës dhe në Vlorë, rënditet i gjashti në socialistët më të votuar deri tani në rang kombëtar.

    Më i votuari është Taulant Balla me 21 604 vota ndërsa kryeministri Rama deri më tani ka 14 004 vota dhe më pak se kryedemokrati Basha me 14 641 vota deri më tani.

    Lista e socialistëve më të votuar deri më tani:

    Taulant Balla 21 604 vota
    Erion Brace 15 627 vota
    Fatmir Xhafaj 14 625 vota
    Orlando Rakipi 14 419 vota
    Belinda Balluku 14 309 vota
    Edi Rama 14004 vota

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!