×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama pranon 25 mijë vaksina nga Rusia

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 11:55

    Sot në Shqipëri ka arritur një kontigjent prej 25 mijë doza të vaksinës ‘Sputnik’ anti-COVID.


    Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook kryeministri shqiptar, Edi Rama, shkruan Reporteri.net.

    Rama ka thënë se ritmet e vaksinimit do të rriten dhe objektivi i 500 mijë të vaksinuarve brenda majit, do të arrihet në pjesën e parë të muajit.

    Kujtojmë se Shqipëria është ndër vendet e para në rajon për vaksinimin e popullsisë.

    Deri tash, 450 mijë shqiptarë kanë marrë vaksinën anti-COVID.

    Ky është postim i plotë i Ramës:

    Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK

    Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit

    #SkaKohëPërPushim

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!