×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Eksploziv në derën e një zyre avokatie në Vlorë

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 20:19

    Një sasi eksplozivi i është vendosur një zyre avokatie në qytetin e Vlorës, shumë pranë Gjykatës së Rrethit. Kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë pikasur pakon e dyshimtë.


    Forcat xheniere, të ardhura nga Tirana, kryen çaktivizimin e lëndës plasëse. Policia ka sekuestruar pamjet filmike për të rënë në gjurmët e autorëve që vendosën eksplozivin, raporton TV Klan.

    Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që gjendet eksploziv në qytetin e Vlorës. Më 31 mars, në një nga rrugët e lagjes 10 korriku, u gjet lënda plasëse e cila ishte e lidhur me një celular. Dyshohet se eksplozivi i ishte vendosur një makine, por kishte rënë gjatë lëvizjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!