×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ekzekutohet me armë zjarri një person në Shkodër

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 12:56

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në fshatin Mushan,Dajç në Shkodër.


    Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i vrarë një 46-vjeçar i identifikuar me inicialet R. H. ndërsa ende nuk janë të qarta motivet e krimit.

    46-vjeçari është gjetur i pajetë në makinën e tij “BMW” pranë një pike karburanti.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa në ndihmë të tyre janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea.

    Njoftimi i policisë

    Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,

    Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea

    Janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore në bashkëpunim me DVP Lezhë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!